Denveri mban kreun në Perëndim, disfatë për Lejkersat

Skuadra e Denverit mbron kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 119-116 ndaj Orlando-s, ndeshje ku të gjithë titullarët e Nagetsit, realizuan mbi 10 pikë. Gordon me 25 pikë dhe Jokiç me një “triple double” (17 pikë, 10 kërcime e 14 asiste) bënë diferencën në fushë.

Çikago fitoi me lehtësi 132-118 ndaj kampionëve të Golden Stejtit, duke hyrë në zonën “play off”. Vuçeviç realizoi 43 pikë , duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Tompsonit.

Filadelfia mposhti në sekondën e fundit Los Anxhelos Lejkersin me shifrat 113-112, ku Xhoel Embiid realizoi 35 pikë e 11 kërcime.

Portland, falë 40 pikëve të Lillard, mposhti 140-123 Dallasin, ndërsa Los Anxhelos Klipers mundën 121-100 Hjustoni, ndeshje ku u dalluan Man me 31 pikë dhe Leonard me 30 pikë.

Mungesa e Durant ndihet te Bruklini, që u mund 112-102 nga Oklahoma Siti.

NBA – Rezultatet

Detroiti – Nju Jork 104-117

Klipers – Hjustoni 121-100

Çikago – Golden Stejt 132-118

Bruklin – Oklahoma 102-112

San Antonio – Sakramento 119-132

Denveri – Orlando 119-116

Portlandi – Dallasi 140-123

L.A.Lakers – Filadelfia  112-113

LEXO EDHE:

Back to top button