Denveri vazhdon marshimin, dështojnë Milluoki e Lejkers

Mbrëmje zhgënjyese për dy nga ekipet “e mëdha”, në NBA, Millouki dhe Lejkers, që humbën sfidat e radhës. Skuadra e Milloukit u mund 127-110 në fushën e saj nga Atlanta, që korri fitoren e parë. 8 lojtarë të Atlanta realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Antetokounmpo-s.
Pas kohës shtesë humbet ekipi i Los Anxhelos Lejkers, që u mund 132-127 nga Sakramento. Dejvis me 30 pikë, Xhejms me 27 e Princ me 20 pikë, u përpoqën t’i japin fitoren ekipit kalifornian, por pa sukses.
Në anën tjetër Foks me 37 pikë e Monk me 22 pikë bënë diferencën për Sakramento Kings. Vijon marshimin ekipi i Denverit, që mundi 128-95 Oklahomën, duke korrur fitoren e tretë radhazi.
Sërish Jokiç ishte protagonist, autor i 28 pikëve e 14 kërcimeve. Ndërkohë Los Anxhelos Klipers, falë 21 pikëve të Leonard, mundën 123-83 San Antonio, ndërsa Golden Stejt triumfuan 106-95 ndaj Hjustonit, ku Kerri shënoi 24 pikë.
NBA – Rezultatet
Oklahoma – Denver, 95-128
Hjuston – Golden Stejt, 95-106
Milluoki – Atlanta, 110-127
Filadelfia – Portland, 126-98
LA Klipers – San Antonio, 123-83
Sakramento – LA Lejkers, 132-127