Denzel Damfries drejtë Premier Ligës

Interi mund të humbasë Denzel Damfries pas vetëm një sezoni në Serie A mes interesimit nga disa klube të Premier Ligës.

Sipas tw përditshmes “Daily Mail”, mbrojtësi holandez është i hapur të largohet nga Interi për t’iu bashkuar Mançester Junajtedit, për shkak të pranisë së trajnerit të ri Erik ten Hag.

Skuadra e Inzagit është duke punuar në merkato dhe priten ndryshime të mëdha në ekip. Damfries dhe Skriniar janë dy emrat e mëdhenj që mund të largohen, derisa klubi po punon në blerjen e lojtarëve si Dibala, Lukaku dhe Asllani.

Damfries erdhi në Interi vitin e kaluar si zëvendësues i Ashraf Hakimit, i cili kaloi te Paris Sen Zhermeni.

LEXO EDHE:

Back to top button