Leklerk: Kemi probleme me motorin, duhet reagim i menjëhershëm

Dy tërheqje në tri garat e fundit për shkak të problemeve në motor janë një sinjal alarmi te skuadra Ferrari, që nuk është më ajo makina e shpejtë dhe fituese e fillimsezonit. Gara e fundit e zhvilluar në Baku (Azerbajxhan) ishte katastrofike për “kokëkuqen”, pasi u tërhoqën të dyja makinat, duke mos grumbulluar asnjë pikë.

“Është e qartë që tani kemi një problem me besueshmërinë e motorit. Për momenti nuk di se çfarë po ndodh, por është diçka që duhet zgjidhur sa më shpejt. Në këto 3 gara jemi kompetitivë, por mungon rezultati. Nuk mund të injorojmë kaq shumë pikë të humbura, duhet reagim i menjëhershëm. Kjo është një situatë e vështirë, pasi kemi përdorur dy nga tri motorët që kemi në dispozicion, ndërkohë që sezoni është i gjatë. Duhet reagim. Për momenti nuk shoh asgjë pozitive”, u shpreh Sharll Leklerk.

LEXO EDHE:

Back to top button