Nuk ishin grekët, por serbët ata që sulmuan “Dardanët” në stadium

Sfida e zhvilluar në kaudër të Grupit 2 të Ligës së Kombeve në mes Greqisë dhe Kosovës e cila përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit, kaloi nën hije të incidenteve të shumta në tribuna , por edhe në terren. Rezultati i ndeshjes nuk ishte ai që tërhoqi shumë vëmendje, por ishin trazirat e krijuara nga tifozeria vendase. Gjithçka nisi kur himni i kombëtares së Kosovës filloi, ku tifozët e Greqisë filluan të fërshëllenin.

Në fakt, nga sa u publikua më pas, gjithçka u shkaktua nga disa tifozë serbë që ishin në stadium bashkë me grekët.

 

 

Provokimi vazhdon duke shpalosur një pankartë të madhe, ku shfaqet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë. Situata filloi të përshkallëzohej kur tifozët grekë kanë goditur me gurë dhe sende të fortë në drejtim të tifozerisë së Kosovës.

 

Për të mos u mjaftuar me kaq, tifozët e kombëtares së Greqisë filluan të hidhnin flakadanë në drejtim të tifozëve të pranishëm për të mbështetur kombëtaren e Kosovës. Situata u bë shumë e nxehtë dhe loja u ndërpre nga gjyqtari kryesor. Disa lojtarë të kombëtares së Kosovës kanë shkuar te arbitri kryesor duke kërkuar me patjetër që ndeshja të ndërpritej pasi situata kishte përshkallëzuar.

 

I pari që reagoi ishte sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Muriqi, i cili shkoi tek arbitri duke i thënë: “ Duhet ta ndalojmë këtë m*t ndeshjeje”.

 

Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

 

“Nuk e besoj se ka qenë problem situata e flakadanëve. Në fushë jemi profesionist. Ato janë të rrezikshëm në momentin që prekin në trupin e ndonjërit. Trajneri i tyre më shau kur unë protestova te gjyqtarët. I thashë se një trajner nuk duhet të ofendojë një futbollist, por le të mbetet në ndërgjejen e tyre”, tha lojtari i Napolit.

 

Lajmi i mirë është se askush nga tifozeria e “Dardanëve” nuk u lëndua. Këtë gjë e ka konfirmuar një anëtar i Dardanëve duke thënë se askush prej tyre nuk ishte lënduar.

 

Gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi me një postim në Instagram: Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutin e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja. Lojtarët dhanë gjithçka çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja. Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës./abcnews.al

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button