Deontej Uajllder, në ring do të jetë aktiv edhe 3 vite të tjera

Boksieri amerikan Deontej Uajllder, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, ka deklaruar në një intervistë për “Sky Sports”, pak ditë para duelit ndaj Robert Helenius (15 tetor) se do të vijojë të qëndrojë në ring edhe për tri vite. Andaj, ai po planifikon me kujdes sfidat e fundit të karrierës së tij.

 

“Gjithnjë jam përpjekur që të dueloj ndaj më të mirëve. Pas një viti pushim, po e rinis aty ku e lashë. Pak a shumë kam ende edhe tri vite karrierë para se të largohem përfundimisht. Kjo do të thotë se mund të zhvilloj maksimumi 9 duele të tjera ose ndoshta 6. Të shohim”, tha mes tjerash Uajllderi.

 

Amerikani rikthehet në ring një vit pasi humbi triologjinë ndaj Tajson Fjurit (tetor 2021). Uajllderi konsiderohet si boksieri me grushtin më të fortë në peshën e rëndë.

 

“Nuk me intereson se çfarë thonë njerëzit, për mirë apo për keq. Unë gjithnjë jam këtu. Jam i motivuar dhe dua të frymëzoj njerëzit në botë. Jam nga ata boksierë që dueloj për passion dhe jo për parà. Unë nuk e shoh këtë sport si biznes, është biznesi ai që ka nevojeë për mua. Ky sport ka nevojë për mua. Jam gati për sfidën e radhës dhe kjo përballje ndaj Helenius do të jetë madhështore dhe le të fitojë më i miri”, u shpreh Deontej Uajllder.

LEXO EDHE:

Back to top button