Twitteri po lanson një veçori të re si në Android ashtu edhe në iOS që ju lejon të kombinoni tekstin, fotot, videot dhe GIF-të në një tweet të vetëm

Funksioni u vërejt për herë të parë nga inxhinieri, Alessandro Paluzzi në muajin prill, derisa Twitter më vonë e konfirmoi se po punon në postimet multimediale në muajin korrik.

Më parë, ju mund të shpërndanit vetëm një pjesë të medias për çdo tweet. Tani që funksioni është këtu, gjithçka që duhet të bëni është të prekni ikonën e fotografisë në kompozitorin e tweet-it dhe të shtoni median që dëshironi. Përmbajtja që shtoni do të shfaqet krah për krah, ose në një format si rrjetë, në varësi të numrit të imazheve, videove ose GIFV-ve që shtoni.

Ju mund të shiheni se si mund të duket kjo në disa postime të shpërndara nga Twitteri.

The Verge që provoi veçorinë zbuloi se mund të shtoni deri në katër pjesë të përmbajtjes në total. Sidoqoftë, është e paqartë nëse tweet-et e shpërndara jashtë platformës do ta mbështesin këtë veçori.

 

LEXO EDHE:

Back to top button