Maqedonia e Veriut dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për lehtësim të tregtisë së lirë

Maqedonia e Veriut dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për lehtësim të tregtisë së lirë

Sot në Pragë, në prani të kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryeministrit të Ukrainës, Denis Shmyhal, u rishikuan Marrëveshjet ekzistuese të Tregtisë së Lirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, me qëllim të lehtësimit të tregtisë së lirë dhe sigurimin e ushqimit midis dy vendeve.

Vendimet janë nënshkruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zv. ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Ukrainës, Taras Kaçka.

Në takimin ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski edhe një herë konfirmoi qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë dhe të qartë për vendin dhe popullin ukrainas, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Kryeministri Denis Shmahil falënderoi delegacionin Maqedonisë së Veriut mbështetjen e madhe që vendi i jep Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button