Deontej Uajllder vjen me një premtim të fortë

Boksieri amerikan Deontej Uajlilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë në versionin VBC, nuk duelon që prej shkurtit të kaluar, kur humbi titullin në përballjen ndaj Tajson Fjuri. Një vit i vështirë për Uajllderin, që pësoi humbjen e parë në karrierë dhe ende nuk ka mundur të rikuperojë nga kjo goditje.

 

Mirëpo tani amerikani kërkon të rikthehet si protagonist, duke synuar përballjen dhe fitoren me 3 boksierët më të mirë të këtij Divizioni, meksikanin Endi Ruiz Jr dhe britanikët Entoni Xhoshua e Tajson Fjuri.

“Dua të përballem me Ruizin, Xhoshuan, e në fund me Fjurin. Dua ta spastroj Divizionin tonë nga këto emra dhe të rimarr atë që më takon. Do të dueloj dhe fitoj ndaj të gjithëve”, u shpreh 35-vjeçari Uajllder në intervistën e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button