Arsovski: Kërkohen pika të përbashkëta për çështjet e hapura me Bullgarinë

Nuk ka ndryshime në pozicionet tona sa u përket negociatave me Bullgarinë. Për identitetin maqedonas, popullin maqedonas dhe gjuhën nuk negociohet. Apelojmë që të mos hyhet në një rreth me ofendime dhe gjuhë të urrejtjes të cilat nuk do të sjellin asgjë të mirë për askënd, aq më pak për popullin bullgar dhe atë maqedonas, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

“Në fazë përfundimtare është harmonizimi i një plani aksional me republikën e Bullgarisë. Qeveria gjatë gjithë kohës është e motivuar fortë që përmes dialogut të gjenden pika të përbashkëta për çështjet e hapura. Ekspertët nga Ministria për Punë të Jashtme janë në komunikim të përhershëm, ndërsa ministri Osmani ka paparalajmëruar një qasje të shkarkuar nga emocionet. Kjo në një farë mënyrë paraqet një nxitje shtesë për procesin”, tha Arsovski.

LEXO EDHE:

Back to top button