“AS”: E pakuptueshme se si Interi largoi Ramen Çepele

E përditshmja spanjolle “AS”, shkruan për shqiptarin 17 vjeçar, Ramen Çepele, që u largua nga Interi dhe kaloi te Hanoveri në Gjermani dhe tani është zbulimi më I fundit I trajnerit të kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja.

 

“Në një treg ndërkombëtar, që gjithnjë e më shumë ka mungesë të qendërmbrojtësve të mirë, lëre më qendërmbrojtës të majtë, nuk shpjegohet se si Interi e ka lënë Ramen Çepele të largohet vetëm 17 vjeç. Ai vendosi të mos rinovojë me zikaltrit, nuk pranoi ofertat e të mëdhenjve të tjerë nga Italia për të nënshkruar me Hannoverin gjerman. Pavarësisht se ka lindur në Itali dhe ka luajtur me axurrët në të gjitha kategoritë e ulëta, Ramen ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, me siguri i tërhequr nga mundësia, e bërë tashmë reale, e debutimit me ekipin e të rriturve të “shqiponjave”. Ai luajti ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare kundër Kosovës në një nivel të lartë. Ramen është një qendërmbrojtës 1.90 i gjatë, ka pozicionim dhe inteligjencë të shkëlqyeshme. Ai di të gjuajë dhe goditjet e dënimit,” shkruan mes tjerash e përditshmja spanjolle “AS”.

LEXO EDHE:

Back to top button