Rama: Brenda 14 muajsh do të kryejmë të gjithë vaksinimin

Që nga 11 janari po vijon procesi i vaksinimit në stadiumin Air Albania. Ndryshe nga ditët e tjera ku janë kryer 50-60 vaksinime në ditë nga sot do të ketë 300-500 vaksinime në ditë. Ndërkohë ka filluar vaksinimi i mjekëve në rrethe që kanë marrë dozën e parë të Pfizer. Në total janë 1100 të vaksinuar në vendin tonë që kanë marrë dozën e parë dhe 650 mjekë që kanë përmbyllur ciklin e vaksinimit.

Kryeministri Rama në inspektimin e stadiumit Air Albania deklaroi se brenda 14 muajsh do të kryhet i gjithë vaksinimi në vendin tonë.

“Presim nga dita në ditë konfirmimin për marrëveshjen e 360 mijë dozave të Astrazenenca. Mbrëmë kemi pasur një konkakt me një shtet mik në kuadër të kontakteve dhe kemi shumë shpresë realiste që do kemi sasi tjetër dhe mbetemi të bindur se skenari i vaksinimit të popullatës që do të vaksinohet të realizohet. Brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë vaksinimin”.

Rama foli edhe për rastet abuzive të publikuara edhe në media, por shtoi se ato nuk mjaftojnë për të njollosur personelin shëndetësor.

“Ka ndjeshmëri të lartë të njerëzve dhe rastet e abuzuesve dhe të batakçinjve si rasti që u demaskua dhe vuri prapa hekurave 4 bluza të bardha që mos qofshin fare, nuk mjaftojnë për të njollosur gjithë atë personel që ka qysh një vit sot që bën një punë heroike dhe nuk e meriton të gozhdohet nga balta dhe lloj lloj dezinformacionesh”.

Kryeministri deklaroi se duke filluar nga sot jo vetëm mjekët por edhe të moshuarit në azile do të nisin vaksinimin dhe do të jenë vaksinatorët që do shkojnë tek ata. Sipas tij nuk kemi pasur asnjë humbje jetë për shkak të Covid në azilet e të moshuarve.

Ndërkaq pas Tiranës, ishte Shkodra qyteti i dytë që nisi vaksinimin, ndërkohë Manastirliu bëri edhe një panoramë të situatës pandemike në vend dhe kapaciteteve të mundshme./A2 CNN

 

LEXO EDHE:

Back to top button