Pilotja e parë femër te Ferrari, është vetëm 16 vjeçe

Pilotja 16-vjeçare Maja Veug, është tashmë pjesë e historisë së Ferrarit, duke qenë femra e parë që hyn në Akademinë e “kokëkuqes”. Holandezja, në janar të këtij viti, u shpall fituese e “Girls on Track – Rising Star” dhe tani ëndërron të garojë një ditë në Formula 1.

 

Kur vendos kokoren dhe garojmë jemi të gjithë të njëjtë. Nuk shihet diferenca mes meshkujve dhe femrave. Të jem pjesë e kësaj akademie është një ndjesi e jashtëzakonshme për mua. Dhe, të jem femra e parë që bëj pjesë në këtë Akademi është diçka historike. Shpresoj të tregoj se sa vlej dhe se mund t’ia dal mbanë. Ëndrra ime është që një ditë të bëhem pilote e Formula 1. Kjo do të ishte e jashtëzakonshme. Gjatë kësaj periudhe ajo synon një rritje profesionale, e mbështetur edhe nga mjaft personazhe të njohura të Ferrarit. Ndoshta jam një frymëzim i vogël për mjaft vajza të reja që duan të hyjnë në botën e garave. Unë mund t’u tregoj atyre se asgjë nuk mund t’i ndalë, të mos dorëzohen. Natyrisht që shumë djem nuk janë të kënaqur kur shohin se i mund një vajzë, por deri më tani nuk kam patur probleme”, tha mes tjerash Veug për “Bild”.

LEXO EDHE:

Back to top button