Depaj me dy gola fundosi Anxherin

Memfis Depaj ishte emri i parë te Lioni në fitoren rutinore në terrenin vendas ndaj Anzherit me 3-0. Kapiteni i skuadrës franceze shënoi 2 gola duke lënë skuadrën e tij në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

 

Depaj hapi rezultatin në minutën e 20-të, ndërsa para pushimit, Paketa shënoi golin e dytë. Mysafirët nuk kishim motiv që të përgjigjen në lojën e Lionit dhe kjo lehëtsoi punën e futbollistëve vendas që shënuan dhe golin e tretë përmes Memfis Depajit.

 

Në krye të renditjes në Francë ende qëndron Lille, me 3 pikë më shumë se PSZH, 4 ndaj Monakos dhe 5 ndaj Lionit në vendi e katërt.

LEXO EDHE:

Back to top button