Deponia, banorët e Nikushtakut kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Likovës
Deponia, banorët e Nikushtakut kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Likovës

Disa ditë pas aksidentit në afërsi të deponisë në fshatin Nikushtak ku mbetën të lënduar disa persona, tre këshilltarët komunal nga ky fshat të mbështetur edhe nga 7 këshilltarë të tjerë kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Likovës për të diskutuar lidhur me fatin e kësaj deponie.
Banorët nga ana tjetër kërkojnë mbylljen urgjente të kësaj deponie.
Në redaksinë tonë arriti njoftim në të cilin thuhet se banorët kanë dërguar ankesë deri te Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, duke potencuar dëmin që deponia në afërsi të fshatit u shkakton atyre.
Banorët kanë kërkuar që Inspektorati të dalë në teren dhe të verifikoj faktet dhe menjëherë të urdhërojë mbylljen e deponisë.
Në të njëjtin njoftim banorët thonë se e gjendur nën presionin publik, sot Komuna e Likovës ka filluar me pastrimin e deponisë me eskavatorë.
Megjithatë, deponia e egër vazhdon të ndotë ambientin dhe fushat e fshatrave përreth.