Deponia në Shutkë që po helmoin qytetarët, nuk shqetëson autoritetet kompetente

Deponia në Shutkë që po helmoin qytetarët, nuk shqetëson autoritetet kompetente

Gazetare: Evi Shkopi

Deponia në Shutkë që po helmon banorët e kësaj komunë nuk ka shqetësuar asnjë nga institucionet. Kompetencat për këtë deponi bien mbi Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Shuto Orizares.

Kryetari i kësaj të fundit iu shmang takimit me ne. Ishte vet shoferi i tij që, ndodhej në komunë, i cili na tha se kryetari kishte dal në terren.

“Erdhëm në Komunën e Shuto Orizares për të biseduar me kryetarin e komunës Kurto Dudush rreth deponisë ilegale që është duke helmuar banorët e kësaj komune. Megjithatë, shërbimet, të befasuar që kishim ardhur në këtë komunë na thanë se kryetari kishte dalë dhe na morën numrin e telefonit duke na thënë se po na bënin shërbim dhe se i njëjti do të na lajmërohet në ditët në vazhdim. U desh të jua rikujtojmë shërbimeve se është detyrë e çdo institucioni të jetë transparent si ndaj mediave ashtu edhe ndaj qytetarëve”, raporton Evi Shkoi, gazetare.

Drejtori i Inspektoratit Shtetërorë të Mjedisit, Sreten Stojkovski, tha se deri tani në këtë inspektorat nuk ka arritur asnjë ankesë nga qytetarët për deponinë në fjalë, andaj në rrethana të tilla, inspektimet në terren duhet t’i bëjnë inspektorët komunal.

“Në periudhën e kaluar ai lokacion është shfrytëzuar si stacion transferimi, nëse s’ gaboj nga NP “Higjiena Komunale.  Sipas Ligjit për Menaxhim me Mbeturina, neni 37, pika 6 inspektorët e autorizuar për mjedis jetësorë si dhe inspektorët komunal dhe ato të Qytetit të Shkupit kanë kompetenca kryejnë kontrolle të subjekteve dhe hedhin mbeturina aty. Sanksionet sipas ligjit të ri për Menxahim me Mbeturina variojnë nga 9 mijë deri në 98 mijë euro për persona juridik. Ndërsa sa u përket personave fizik, sanskionet janë 250 euro”, tha Sreten Stojkovski- drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.

Të dhënat e Inspektoratit tregojnë se në nivel shtetërorë janë rreth 60 deponi ilegale më të mëdha në të gjithë territorin e vendit, ndërsa numri i deponive më të vogla është disa mijëra të tilla.

Në kronikën e një ditë më parë Alsat solli ankesat e banorëve që banojnë rrëzë deponisë në Shutkë e të cilët ankoheshin për probleme të shumta shëndetësore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button