ASH-ja prezantoi punën e saj në 100 ditët e para në Qeveri

ASH-ja prezantoi punën e saj në 100 ditët e para në Qeveri

Gazetar: Mefail Ismaili

Aleanca për Shqiptarët këmbëngul për largimin e 20 % nga kushtetuta. Kreu i këtij subjekti politik Arben Taravari tha se vazhdojnë që me mjete demokratike të realizojnë premtimin e tyre për largimin e 20 përqindëshit. Ai tha se për këtë çështje ka biseduar me të gjitha partitë politike.

“Kemi biseduar me të gjitha partitë politike shqiptare dhe Maqedonase për 20%. Para televizionit flasin diçka tjetër, me neve kur ulen me neve në tavolinë flasin diçka tjetër. Për BDI-në mua nuk më intereson aspak. Ata e kanë qëndrimin e vet, janë parti në vete. Mua më intereson at që e themi ne si Aleancë për Shqiptarët dhe po e përsëris se ne do të vazhdojmë me të gjitha mjetet demokratike të mundohemi në këtë rast ta bëjmë heqjen e 20% për të cilin kërkoj edhe përkrahje prej partive politike maqedonase sepse me atë do të empatizoheshin me neve, sepse të gjithë ketë periudhë pas kemi qenë krahë tyre dhe i kemi përkrahur pa rezervë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Duke prezantuar punën 100 ditore të ASH-së në Qeveria, Taravari tha se janë në përgatitje të më shumë nismave për luftën kundër korrupsionit dhe reforma në gjyqësor. I pyetur se deri ku kanë arritur me realizimin e marrëveshjes për hyrje në Qeveri pjesë e të cilave është edhe vetingu, kreu i ASH-së tha se gjendja në gjyqësor është e trashëguar me dekada, dhe kanë marrë masa për kthimin e besimit në drejtësi. Ai komentoi edhe vendimin gjyqësor për spitalin modular në Tetovë.

“Do të veçoj përgatitjen e një konference ndërkombëtare për gjetjen e modelit më të mirë për vettingun në drejtësi… Absolutisht nuk mundet që për një përgjegjësi për 14 të vdekur të ketë dënim një vit e gjysmë me burg, nuk pajtohem edhe unë parimisht”, tha Taravari.

Në prezantimin e punës së Aleancës për Shqiptarët në 100 ditëshin e parë kryetari partisë Arben Taravari tha se janë në përgatitjen edhe të shumë iniciativave për përmirësimin e jetës ë Qytetarëve, ndërsa fokusin do ta kanë edhe tek mbështetja e rinisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button