Deponia në Vizbeg, ende po pastrohet

Deponitë e paligjshme në vend po pastrohen ngadalë.

 “Më shumë se një muaj pas fillimit të pastrimit të deponisë ilegale në Vizbeg, ju ende mund të gjeni mbeturina këtu.”

Pritjet e kryetarit të Shkupit nuk u përmbushën.

Unë pres që në tridhjetë ditët e ardhshme ta pastrojmë këtë zonë me rreth 10 hektarë, ose 10 fusha futbolli, 100,000 m2. Mbi 50,000 metra kub të mbeturinave dhe rrënojave komunale duhet të hidhen, rrafshohen dhe mbrohet zona, dhe kjo pjesë e deponisë të bëhet ngadalë një oazë e gjelbër’ deklaroi PETRE SHILEGOV -Kryetar i Qytetit të Shkupit.

 Nga Qyteti i Shkupit tani thonë se pastrimi i deponisë nuk është detyrë e lehtë. Punohet pandërprerë dhe një pjesë e madhe tashmë është pastruar.

 Qyteti i Shkupit

“Është vërtetë e vështirë të parashikosh afatet për pastrimin e këtyre llojeve të deponive, sepse ky nuk është një punim ndërtimor, por proces dhe aktivitet për të cilin ka faktorë të paparashikueshëm që shfaqen gjatë pastrimit”.

 Qyteti i Shkupit detyrimin për pastrimin e deponisë në Vizbeg ia ka dhënë ndërmarrjes publike “Rrugët dhe rrugicat” . Kompania “VATO”, nga 14 janari ka një detyrim ta pastrojë deponinë e paligjshme. Sipas marrëveshjes, kompania ka 60 ditë për ta pastruar deponinë ilegale, për të cilën do të paguhet 325 mijë euro. Kjo deponi ilegale është vetëm një nga 1000 të tilla në vend. Derisa disa prej tyre po pastrohen, shteti vitin e ardhshëm planifikon të fillojë ndërtimin e tre deponive rajonale.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button