Deponitë ilegale mbijnë në pronat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit

Deponitë ilegale mbijnë në pronat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit

Gazetar: Miki Trajkovski

Autoritetet lokale në Strugë justifikohen me buxhetin e kufizuar për pastrimin e deponive ilegale. Komuna po mbytet në numër të madh vendesh që kanë grumbulluar të gjitha llojet e mbeturinave, si në afërsi të qytetit ashtu edhe në vendbanime. Ky qëndrim i pushtetit vendor vjen pas reagimit të 11 organizatave të shoqërisë civile, që i dërguan një letër komunës duke kërkuar zgjidhjen e këtij problemi serioz.
“Letrat janë duke u shqyrtuar. Buxheti është aq sa është. Sa është buxheti vjetor për pastrimin e deponive të tilla?

Sipas programit ekologjik, mendoj se është rreth 2 milion ose është ngritur në 3 milion denarë për pastrimin e deponive ilegale…” A janë të mjaftueshme? Nëse ka vetëdije dhe sjellje të ndërgjegjshme të qytetarëve, do të mjaftojë, përndryshe asgjë nuk është e mjaftueshme ”, deklaroi Mitko Korkutoski – Udhëheqës i Inspektoratit për mjedis jetësor në Komunën e Strugës.

Një nga imazhet e para për turistët e huaj dhe vendas këtë verë në Strugë, në vend të bukurive natyrore, do të jenë deponitë e shumta me mbeturina ndërtimore, dhe çdo lloj tjetër mbeturinash. Autoritetet thonë se deponitë janë krijuar kryesisht në prona në pronësi të shtetasve që jetojnë jashtë vendit.

“Disa vende tashmë janë pastruar, por ndërgjegjja e qytetarëve është e ulët, dhe ata janë përsëri të përplot me mbeturina ndërtimore”, tha Mitko Korkutoski – Udhëheqës i Inspektoratit të mjedisit jetësor në Komunën e Strugës.
Organizatat qytetare i kujtuan Ramiz Merkos, se ata që i dhanë votën për të udhëhequr komunën kanë të drejtë për një mjedis të shëndetshëm.

“Komuna e Strugës është vendbanimi i mbi 60,000 banorëve që paguajnë taksat dhe meritojnë jetë cilësore, mjedis jetësor dhe të mira publike cilësore”, thuhet nw letrën e Letrën e lëshuar nga OJQ-të.

Një nga zgjidhjet për të parandaluar hedhjen e mbeturinave, thonë inspektorët, është vendosja e video mbikëqyrjes, ose kamerave në vendet ku ky problem ndodh më shpesh. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button