Deponohet pakoja me vaksina, do të imunizohen punonjësit shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se rreth 4600 vaksina të Pfizer që janë siguruar përmes Serbisë, tashmë janë vendosur në frigoriferë, transmeton Alsat. Filipçe njofton se deri më tani rreth 4.000 punonjës shëndetësorë janë paraqitur për të marrë vaksinën kundër koronavirusit, 2000 prej të cilëve janë nga qyteti i Shkupit.

“Me dërgesën e parë të vaksinave Pfizer nga Serbia, ne do të fillojmë vaksinimin e punonjësve shëndetësorë. Punonjësit shëndetësorë do të jenë të parët që do të vaksinohen në spitalin modular në Qendrën Klinike. Lidhur me dërgesën e 200 mijë vaksinave kineze, jemi duke punuar në detajet përfundimtare, pas çka vaksinat nga prodhuesi kinez do të arrijnë në Maqedoninë Veriore. Të gjitha vaksinat janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe me to do të parandalojmë përhapjen e COVID-19”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.

Ministri Filipçe sot më herët, gjatë pranim-dorëzimit në Tabanoc tha se vaksinimi do të nis gjatë ditës së mërkurë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button