Deputetët e VMRO-së bojkotuan fjalimin vjetor të presidentit Pendarovski

VMRO DPMNE-ja fjalimit të presidentit iu përgjigj me parulla kundër deklaratave të tij dhe negociatave për marrëveshje me Bullgarinë. “Identiteti shitet, Stevo heshtë”, “President me vota të blera”, dhe “Nuk është presidenti im”. Pas protestës para foltores, VMRO-DPMNE-ja lëshoi sallën.
Stevo dëshmoi se nuk është President i të gjithë qytetarëve, por vetëm përmbarues i një strukture politike dhe i Zoran Zaevit. Pendarovski i ktheu kurrizin qytetarëve maqedonas. Për këtë arsye edhe ne i kthyem kurrizin atij dhe lëshuam sallën e Kuvendit derisa ai po mbante fjalim’ deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se fjalimi i presidentit ishte në një vijë me pushtetit dhe se i pari i shtetit nuk ishte i sinqertë në konstatimet për procesin zgjedhor të 15 korrikut.
Paraqitja e kryetarit të shteti ishte në një vijë me Qeverinë apo partitë politike të shumicës, posaçërisht në tre pika shumë të ndjeshme që ndodhen vitin e kaluar. E para, presidenti zgjedhjet i karakterizoi si demokratike, ndërsa ne kishim dëshmi dhe ishim zëdhënës të fakteve se zgjedhjet ishin të shtypura, të shkelura dhe jo demokratike posaçërisht në komunat shqiptare- pohoi SINSkender Rexhepi, Alternativa.
Për BDI-na, veprimi i opozitës ishte jo demokratik.
Nuk është veprim i mirë lëshimi i sallës plenare nga ana e një pjese të opozitës. Dua të theksoj se në fjalimin e presidentit theksi ishte në përcaktimin tonë strategjik dhe ai është anëtarësimi në BE- tha Arbër Ademi, Deputet i BDI.
LSDM-ja vlerëson kontributin e presidentit.
Vlerësojmë kontributin e kryetarit Pendarovski posaçërisht në vitin e fundit i cili ishte i vështirë për të gjithë qytetarët si pasojë e ballafaqimit me pandeminë. Përshëndesim faktin që presidenti mbron interesat shtetërore në procesin e integrues dhe gjetjen e konsensusit në çështjen me Bullgarinë- pohoi Jovan Mitrevski, LSDM
Fjalimi i presidentit u ndoq nga përfaqësues të institucioneve juridike dhe klerikët fetarë. Në sallë nuk ishte i pranishëm lideri i opozitës, Hristijan Micksoki.
Adrian Kerimi