Ndizen tensionet në Malin e Zi, sulme ndaj zyrave të partisë së Gjukanoviç

Partia e Gjukanoviç ka reaguar në lidhje me sulmet e bëra nga qytetarët në zyrat e kësaj të fundit në disa komuna.

Në reagimin e DSP thuhet:

Sulmet e turpshme në mjediset e Partisë Demokratike të Socialistëve në komunat Plužine, Pljevlja dhe Danilovgrad flasin më së miri për friken e sulmuesve, primitivizmin e tyre dhe faktin që alternativa e tyre politike nuk di të festojë në një mënyrë kulturuar dhe të civilizuar për atë që ata e konsiderojnë një rezultat të mirë të zgjedhjeve.

Partia Demokratike e Socialistëve ka festuar fitoret e saj të panumërta, por askujt nuk i ka shkuar ndërmend të tregojë gëzim duke prishur mjediset e një konkurrenti politik. Respektimi i ndryshimeve, përfshirë ato politike, është një nga vlerat e shoqërisë moderne malazeze, të cilën as vandalë të tillë nuk do ta vënë në dyshim,” thuhet nga kjo parti.

Ata u bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore që të gjejnë dhe ndjekin penalisht sulmuesit në përputhje me kompetencat e tyre.

“Ne po u themi sulmuesve se shkopi ka dy skaje, dhe se me siguri do të gjejmë një mënyrë për të mbrojtur pronën dhe njerëzit tanë,” deklaron DPS.

LEXO EDHE:

Back to top button