Pasi humbi 44 kilogramë, Adele më në fund ndau një fotografi për fansat

" "

Adele më në fund na ka dhënë një pamje nga koka te këmbët pasi ka rrëzuar plot 44 kilogramë që nga nisja e dietës së rreptë.

Në një foto të ndarë në Instagramin e saj, këngëtarja shfaqet me një look të veçantë si nga Jamaica.

“Gëzuar atë që do të ishte Notting Hill Carnival, Londra ime e dashur”, është mbishkrimi i këngëtares në foto.

Megjithatë pavarësisht se të gjithë prisnin të shihnin rezultatin e dietës, ky look i këngëtares ka marrë shumë kritika, pasi lidhet me njerëz me origjinë afrikane. Shumë ndjekës të tjerë e kanë ngatërruar Adele me këngëtaren Katy Perry.

Adele thuhet se ka humbur peshë për shkak të një diete me 1000 kalori në ditë dhe duke ushtruar.

Fillimisht, ajo e tregoi transformimin e saj dramatik në ditëlindjen e 32-të në maj, ku shfaqej me një fustan të zi elegant.

LEXO EDHE:

Back to top button