Deputetët sot nisin punën

Deputetët sot nisin punën

Deputetët nisin zyrtarisht sot punën pas pushimeve vjetore.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sipas njoftimeve, sot duhet të mbajë një takim me nënkryetarët e Kuvendit dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare, në të cilin do të diskutohet dinamika e punës për këtë javë dhe periudhën në vijim.

VMRO-DPMNE opozitare njoftoi se do të vazhdojë bllokadën e Kuvendit.

Koordinatori i Grupit Parlamentar, Nikolla Micevski, dje tha se nuk do të marrë pjesë në koordinimin e sotëm, sepse autoritetet nuk e respektuan rrjedhën e punës të dakorduar më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button