Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi kalon i pavarur

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi kalon i pavarur

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi- Zejd, ka njoftuar Kuvendin se nga sot e tutje do veprojë si deputet i pavarur. Rexhepi u zgjodh deputet i Alternativës së Afrim Gashi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Ndërsa kjo parti ishte në opozitë, në koalicion me ASH-në, Rexhepi ishte koordinator i grupit parlamentar. Pas vendimit të Rexhepit për të vepruar si i pavarur në Kuvend, Alternativa mbetet me tre deputetë. Ky hap i Rexhepit vjen pas zgjedhjes së organeve të reja partiake, ndërsa emri i tij nuk u gjet në asnjë pozitë të partisë së Gashit.

LEXO EDHE:

Back to top button