Polici bie në humnerë, po kërkonte parcela me kanabis

Polici bie në humnerë, po kërkonte parcela me kanabis

Një efektiv policie ka rënë në humnerë gjatë operacionit të kontrollit për parcela me kanabis.

Rrok Frroku ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë.

Aksidenti ndodhi gjatë një operacioni antikanabis në Dukagjin.

U janë dashur 12 orë efektivëve të policisë për të bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të nënkomisarit të tyre pasi 54 vjeçari si pasojë e terrenit mjaft të thepisur u rrëzua dhe ra në humnerë.

Nënkomisari ishte pjesë e aksionit për kontrollin e territorit të Dukagjinit për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin

Policia thotë se ngjarja është regjistruar një ditë më parë, pikërisht më datë 27.05.2022, rreth orës 12:00 dhe për pasojë shtetasi Rr. F. ka marrë lëndime të shumta në trup.

“Shërbimet e Policisë dhe disa grupe të RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet mjekësore pranë Spitalit Rajonal Shkodër, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë Shkodër, pas 12 orë përpjekjesh, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të efektivit të Policisë, deri në një pikë ku mund të ulet helikopteri apo të bëhet tërheqja e tij me litarë, me qëllim transportimin e tij drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore” informoi sot në mesditë ( 12:30) policia e Shkodrës.

LEXO EDHE:

Back to top button