Kanali i bllokuar, vërshime në fusha

Gazetar: Miki Trajkovski

Kanali disa kilometra i gjatë nga fshati Kalishtë deri në fshatin Vranishtë afër Strugës, i cili është një nga kanalet kryesore të Strugës për shkarkimin e ujërave atmosferike, prej dekadash nuk është pastruar mirë. Banorët thonë se gjatë reshjeve të dendura, pronat e tyre pranë kanalit përmbyten për shkak se është i bllokuar, dhe i mbushur me bar dhe kallamishte.

Me një peticion të veçantë banorët e rajonit kërkojnë nga institucionet pastrimin e kanalit të Kalishtës, i cili përgjatë rrugës magjistrale Strugë-Qafëthanë.

Drejtori i Ujësjellësit-Ohër, Gjoko Stefanoski, nën juridiksionin e të cilit është Struga, thotë se një pjesë e kanalit të Kalishtës gjendet në mjedisin urban, dhe se komuna e Strugës ka qenë përgjegjëse për kanalet e vendosura në këtë zonë. Sipas tij, pastrimin duhet ta bëjë pushteti vendor, ose të paguaj që këtë ta bëjnë ndërmarrja e ujësjellësit Ai thotë pjesa që është jashtë mjedisit urban do të pastrohet në fund të gushtit nga ana e ndërmarrjesh. Ndryshe, Stefanovski thotë se vitin e kaluar Ujësjellësi ka pastruar kanalin në pjesën urbane, por komuna e Strugës u ka borxh 750.000 denarë. Alsat pyeti komunën se kur planifikojnë t’i zgjidhin këto probleme, por nuk morëm përgjigje. Në Strugë prej vitesh nuk janë pastruar rreth 40% e kanaleve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button