Rusia teston raketën hipersonike “Zircon”

Rusia teston raketën hipersonike “Zircon”

Rusia testoi me sukses raketën e saj hipersonike ‘Zircon’ në një distancë prej 1,000 kilometrash të shtunën, sipas një deklaratë të ministrusë ruse të mbrojtjes, shkruan CNN.

Raketa u hodh nga ujërat e detit Barents drejt një objektivi në Detin e Bardhë. Në deklaratën e ministrisë thuhet se raketa u hodh si pjesë e një testi të armëve të reja.

Videoja e shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes tregon raketën Zircon, e cila lëshohet nga një trajektore e pjerrët nga fregata ruse Admiral Grigorovich në det. Raketa Zircon është pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të armëve hipersonike që Rusia ka zhvilluar të paktën që nga viti 2018.

Ushtria ukrainase ka pohuar se njësitë ruse kanë “pësuar humbje të konsiderueshme të ushtarëve dhe në pajisje” që kur Presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë në fund të shkurtit.

Në një shfaqje force, Kremlini ka vazhduar të kryejë teste armësh me fuqi të lartë, duke përfshirë një test të raketës së re balistike ndërkontinentale Sarmat muajin e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button