Vëllau i reperit Buta që dyshohet se vrau 30-vjeçarin ishte prapa grilave edhe më herët

Vëllau i reperit Buta që dyshohet se vrau 30-vjeçarin ishte prapa grilave edhe më herët

Pas ngjarjes së rëndë në Ferizaj në të cilën mbeti i vrarë G.H. i njohur me nofkën “Strella”, nga dorasi Q. J. i njohur si “RIFA”.

Viktima ishte dikur mik i Butës dhe gjithashtu mik i vëllaut të këtij të fundit, Q. J., por pas disa konfliktesh, miqësia e tyre u “fundos”, duke hapur rrugë tashmë të ndjerit për një mik të ri nga estrada, i cili mësohet të jetë Fero.

Informacionin se Q.J. është dorasi e konfirmoi edhe policia e Kosovës. Ndërkaq i njëjti kishte probleme me ligjin edhe më herët, gjë për të cilën përfundoi në burg.

Në një intervistë për Elitë Show, Buta kishte treguar për një periudhë të vështirë në jetë, ku për të disa probleme serioze dhe konflikteve vëllai i tij kishte përfunduar në burg për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, dënim që tashmë e ka përfunduar.

“Kemi patur probleme të mahallës, deri para 2014 kanë përfunduar të gjitha. Nuk kam qenë në probleme të rrihem, por më serioze. Kemi qenë në bela, jo me familje me gjak, por me shoqëri me probleme. Kam shokë që kanë vdekur, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg. Janë munduar të mos më përzijnë se e kanë parë që kam patur talent, por nuk kemi patur ku të shkojmë”, kishte deklaruar ai vite më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button