Liqeni artificial i ngjan deponisë

Gazetar: Evi Shkopi

“Parku i Qyteti është një nga vendet e preferuara që qytetarët e kryeqytetit përzgjedhin për të kaluar kohën e lirë së bashku me të afërmit e tyre në një ditë me diell. Megjithatë, disa prej qytetarëve që anketuam thonë se u pengon fakti që liqenet e vegjël artificial të krijuar në park ka kohë që nuk janë pastruar dhe nga të njëjtët vjen erë e keqe”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi

Qytetarët që anketuam  thonë se gjatë vizitave në shtetet evropiane kanë vërejtur se në pellgjet e tillë uji është  kristal i pastër dhe shtojnë se do kishin dashur që njëlloj të ishte edhe në Parkun e Qytetit. Ata  thonë se shpesh shohin edhe qytetarë të cilët në vend se në kosha, shishet plastike të pijeve që konsumojnë apo mbeturina të tjera i hedhin në ujë dhe kjo sjellje sipas tyre është skandaloze.

 “Po, duhet të pastrohet. Nuk është i pastër, siç mund ta shihni. Shoh që gjatë kohë tashmë uji nuk është pastruar. Duhet të angazhohet komuna, të angazhojnë njerëz për të pastruar pellgun, sepse vijnë njerëz këtu ulen. Do ishte më mirë po të ishte i pastër”, Qytetar

“Keq, shumë imazh i keq. Kemi frikë, por nuk qëndrojmë gjatë këtu. Ndalojmë sa për të ushqyer ndonjë rosë”, Qytetar

“Duhet ta pastrojnë, shikojeni si është. Bien edhe gjethe duket më i ndotur. 03:39 Ka shumë mundësi që përderisa aty jetojnë bretkosa dhe peshq nuk është i rrezikshëm.04:01 Edhe unë kam parë në Londër pellgje të tillë, përplot me rosa dhe gjithçka, por ama është i pastër kristal. Ky ujë nuk qarkullon andaj edhe është kështu, ka nisur edhe të mbajë erë. Ta lëshojnë më shumë të rrjedhë, të pastrohet”, Qytetar

Nga Qyteti i Shkupit thonë se pastrimi i këtyre pellgjeve bëhet njëherë në 4 apo 5 vjet për shkak të florës dhe faunës në to. Për herë të fundit janë pastruar në vitin 2019 dhe ka kushtuar 8 milion denarë.

 “Pastrimi i pellgjeve dhe kanaleve sipas rekomandimeve nuk bëhet në muajt e verës për mbrojtjen e florës dhe faunës. Gjithashtu, për ndërmarrjen e aktiviteteve shtesë për pastrimin sipërfaqësor të liqeneve, Qyteti i Shkupit dha pëlqimin për realizimin e projektit për vendosjen e rrjetave në kanalet e grumbullimit të mbeturinave plastike. Është përgatitur urdhër për NP “Rrugët dhe Rrugicat” që të fillojë me pastrimin mekanik dhe manual të kanalit të dedikuar në Krushopek, i cili merr ujë nga lumi Vardar nga i cili furnizohen liqenet dhe kanalet në parkun e qytetit”, thonë nga Qyteti i Shkupit

Nga qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje qytetarëve që të kujdesen për ruajtjen në nivel të pastërtisë në hapësirat publike. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button