Deputeti Jahoski votoi publikisht në Pllasnicë, për të dëshmuar që nuk votoi për vëllain e tij

Deputeti aktual i Kuvendit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ismail Jahoski publikisht ka treguar fletëvotimin e tij pasi që votoi në komunën e Pllasnicës. Ngjarja ka ndodhur sot para kamerave të emisionit 360 në Alsat. Sipas bisedës mes Jahoskit dhe anëtarët e këshillit zgjedhor, qëllimi i deputetit ka qenë të tregojë publikisht se nuk ka votuar për vëllain e tij, Alija Jahoski, që është kandidat për kryetar komune në Pllasnicë.

“A mundem të votojë publikisht”, pyet Ismail Jahoski derisa i jepet fletëvotimi. Një person nga Këshilli Zgjedhor i përgjigjet ” E di une pse dëshironi të votoni publikisht, ju doni të votoni kundër vëllait tuaj”, pas çka deputeti e konfirmon. Më pas, i njëjti anëtarë nga këshilli zgjedhor i thotë “jo, prapa parabanit”.

Ismail Jahoski, siç shihet në video, pastaj shkon pas parabanit, por menjëherë pas votimit ai tregon fletëvotimin për të pranishmit dhe u thotë: “Ja, shikoni se si kam votuar”.

Çfarë thotë Kodi Penal?

Veprimi i Ismail Jahoskit mund të jetë problematike, pasi shkelja e fshehtësisë gjatë votimit dënohet sipas Kodit Penal. Konkretisht, në nenin 163, që është pjesë e kapitullit 16 (Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit) thuhet:

“Kushdo që shkel fshehtësinë gjatë zgjedhjeve ose votimeve do të dënohet me të paktën tre vjet burg”, thuhet në Kodin Penal, neni 163, paragrafi 1.

 

Sidoqoftë, Prokuroria do të vlerësojë nëse Jahoski duhet të mbajë përgjegjësi.

LEXO EDHE:

Back to top button