Deputetja Vançeva-Kaleska i ngatërron emrin kryeparlamentarit ukrainas

Deputetja Vançeva-Kaleska i ngatërron emrin kryeparlamentarit ukrainas

Deputetja e LSDM-së Snezhana Vançeva Kaleska ka postuar një fotografi në Facebook me kryetarin e parlamentit të Ukrainës Ruslan Stefanchuk, por ka shkruar se ai është presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandar Turchinov.

Vançeva Kaleska u takua me presidentin e “Verkhovna Rada” Stefanchuk gjatë një vizite studimore në parlamentin suedez, Rigsdag, dhe ajo gabimisht shkroi se ai ishte “kryetari i Vrhovna rada ukrainase Oleksandr Turchynov”. Ajo gjithashtu shkroi se ai po shërben përkohësisht edhe si president i Ukrainës.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Stefanchuk, i cili shkroi një koment nën postimin e saj për të shpjeguar se emri i tij nuk është Oleksandr Turchynov dhe se ai nuk po shërben përkohësisht si president i Ukrainës.


“E dashur Snezhana, më vjen mirë që u takuam, por unë quhem Ruslan Stefanchuk, jam kryetar i parlamentit ukrainas dhe president i Ukrainës është Volodymyr Zelenskiy”, i ka shkruar Stefanchuk deputetes nga Maqedonia.

 

LEXO EDHE:

Back to top button