Derbi i javës së 8-të zhvillohet në Tetovë

Sot do të zhvillohen 4 nga 5 ndeshjet e planifikuara të javës së 8-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në qednër të vëmendjes është dueli në Tetovë, ku Shkëndija me trajneri i ri, Qatip Osmanin, do të takohet me kampionin aktual, FC Shkupin.
Nën hije të kësaj sfide, lideri aktual Struga Trim do të kërkojë fitoren e 8-të në këtë sezon, kur përballet me Tikveshin. Ndërkohë në duelet e tjera, Rabotniçki takohet me Pobedën, ndërsa Akademia Pandev do të sfidojë Makedonija Gjorçe Petrovin.
Sfida e vetme, e cila do të zhvillohet gjatë ditës së diel është ajo në mes Skopjes dhe Bregallnicës. Kujtojmë se skuadra e SIleksit është e lirë.
Liga e Parë – Java 8
Shkëndija – FC Shkupi
Struga Trim Lum- Tikveshi
Rabotniçki – Pobeda
Akad. Pandev – Makedonija Gj.P.
Skopje – Bregallnica
Sileksi i lirë