Derbi i Milanos shtyhet për 22 prill, Interi mund të festojë titullin kampion

Derbi i Milanos pritet të luhet më 22 prill dhe Interi mund të festojë atë ditë titullin e Serisë A. Pas zhgënjimit të madh në Ligën e Kampionëve, tifozët zikaltër kanë vetëm një skenar në kokë, një përfundim ideal për të festuar yllin e dytë në fanellë.

Për të festuar, Interit i duhet deri në derbin me Milanin një diferencë prej 13 pikësh, dhe jo më pak. Zikaltërit kanë mbyllur llogaritë me Evropën, por Milani dhe Roma janë ende në lojë.

Në program është ndeshja mes tyre në Ligën Europa dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Serie A të plotësojnë kërkesën e dy klubeve për të shtyrë ndeshjet respektive në javën e 33-të.

LEXO EDHE:

Back to top button