Derbi në “Old Traford”, Dinamo sfidon Totenhamin

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti, pas së cilës u mësuan dyshet e 1/8 së finales në Ligën Evropa. Skuadra e Dinamo e Zagrebit ku luan Arian Ademi, Stefan Spirovski dhe Lirim Kastrati, do të përballet me Totenahamin e Hoze Murinjos, ndërsa sfida e parë do të zhvillohet në Zagreb.

 

Ndërkohë derbi i vërtetë është përballja në “Old Traford” në mes Mançester Junajtedit dhe Milanit. Mjaft nxitje pritet në sfidën në Amsterdam, ku Ajaksi përballet me Jang Bojsin.

Në sfidat e tjera, Roma sfidon Shahtjorin, Arsenali i Granit Xhakës do të jetë në transfertë, kundër Olimpiakosit. Ndërkohë Dinamo Kiev, Slavia Pragë dhe Granada sfidon Viljarealin, Renxhersin dhe Mollden.

 

 

 

LIGA EVROPA – 1/8 E FINALES

 

Ajaks – Jang Bojs

Dinamo Kiev – Viljareal

AS Roma – Shahtar Donjetck

Olimpiakos – Arsenal

Dinamo Zagreb – Totenham

Man. Junajted – Milan

Slavia Pragë – Renxhers

Granada – Molde

LEXO EDHE:

Back to top button