Nën moton “Duam drejtësi”, filloi protesta kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”

Nën moton “Drejtësi dhe Liri”, filloi protesta kundër vendimit të Gjylatës Penale për rastin “Monstra”. Protestusit u grumbulluan në Çair dhe po vazhdojnë rrugën drejtë Gjykatës dhe më pas edhe para Qeverisë. Protestuesit po brohorasin “Pa drejtësi s’ka liri”., “Bashkohuni me ne”, “Poshtë tradhtarët-liri popullit”.

Protestës për rastin “Monstra”, iu bashkëngjiten edhe familjarët e Almir Aliut, vogëlushit nga Kumanova, për rastin e të cilit të hënën në Kumanovë protestuan dhe kërkuan rigjykim të rastit, dëmshpërblim si dhe lirimin nga akuza të tre familjarëve të Almirit.

Protestës iu bashkëngjiten edhe disa deputetë të opozitës.

Kujtojmë se për rastin “Monstra”  Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq u dënuan me burgim të përjetshëm, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë. Haki dhe Fejzi Aziri u dënuan me nëntë, respektivisht 15 vjet burg. Gjykata Penale i shpalli ata fajtorë për veprat penale terrorizëm, respektivisht, për ndihmë.

LEXO EDHE:

Back to top button