“Monstra”, Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dënohen me burgim të përjetshëm

Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq u dënuan me burgim të përjetshëm, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë. Haki dhe Fejzi Aziri u dënuan me nëntë, respektivisht 15 vjet burg. Gjykata Penale i shpalli ata fajtorë për veprat penale terrorizëm, respektivisht, për ndihmë.

Bëhet fjalë për një vrasje monstruoze sadiste, pra marrja e jetës dhe likuidimi i fëmijëve, që mezi kanë arritur moshën e rritur, dhe vrasje të një të riu. Imagjinoni ndjenjat e viktimave. Një sekondë para vdekjes së tyre, d.m.th likuidimit, të gjunjëzuar në tokë … -tha Ognen Stavrev, gjykatës.

Prokurorja Fatime Fetai është e kënaqur me dënimet me burg. Ajo kërkoi që të dënuarit të menjëherë të dërgohen në paraburgim.

“E përbashkët për të gjithë të pandehurit, që u shpallën fajtorë është rrethana që ekziston rreziku i arratisjes së tyre, dhe i pandehuri i parë Alil Demiri dhe i pandehuri i dytë Afrim Ismailoviq, kanë qenë në arrati për gati nëntë vjet- tha Fatime Fetai, Prokurore.

Të pandehurit thanë se nuk do të arratisen.

Unë nuk jam një dezertor, që të dyshojnë se do të iki siç ikën Gruevski, Mijallkov, Boshkovski dhe qytetarë tjerë të këtij vendi- tha Agim Ismailoviq, i dënuar.

Sidoqoftë, trupi gjykues vendosi që të dënuarit të arrestohen menjëherë. Ata dhe avokatët e tyre pretendojnë se nuk kanë asnjë faj për vrasjet. Fejzi Aziri madje u bëri thirrje prokurorëve që t’u paraqet dëshmi për organizatorët e vërtetë të vrasjes. Iu dha atyre afat prej 10 ditësh, ose do t’i publikojë dhe do t’i ndajnë me komunitetin ndërkombëtar.

T’i dorëzoj dëshmi për porositësit e vrasjes, për organizatorët e vrasjes së këtij rasti, për ndihmësit me emër dhe mbiemër, dhe me dëshmi të sakta- pohoi Fejzi Aziri, i dënuar.

Avokatët njoftuan ankesa kundër dënimeve me burg në Gjykatën e Apelit, dhe do t’i referohen aktvendimit të Gjykatës së Lartë, që i liroi të pandehurit.

Në fjalët e tyre përfundimtare, prokurorët publik i kërkuan pikërisht këto dënime. Për të pandehurin Haki Aziri nëntë midis 10, për të pandehurin Fejzi Aziri 15, dhe tre dënime të përjetshme- tha Asmir Alispahiq, avokat.

Tani lirisht mund të them se jemi edhe më larg sundimit të ligjit. Padyshim, se në gjykatë dhe prokurori me të vërtetë duhet një pastrim i mirë- deklaroi Naser Raufi, avokat.

Në rigjykimin e rastit “Monstra”, dallimi është në dënimet me burg. Gjykata Penale në vitin 2014 dënoi gjashtë persona me burgim të përjetshëm, përfshirë Sami Lutën, për të cilin akuza tani është tërhequr dhe ai është i lirë. Tre nga të pandehurit tani përballen me burgim të përjetshëm. Gjykata Supreme në vitin 2017 i shfuqizoi dënimet për rastin dhe e rifilloi gjykimin, për shkak të rrethanave të reja. Në procedurën e përsëritur, pritej bisedat audio që LSDM i dërgoi në PSP, të zbardhnin një të vërtetë të re, por kjo nuk ndodhi. Rigjykimi filloi në vitin 2018.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button