Katër të arratisur gjatë mandatit të Spasovskit

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski pritet t’i nënshtrohet votbesimit të deputetëve, pasi opozita shqiptare, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa iniciuan interpelancë ndaj tij. Deputetët e nismës presin që Spasovski të vendoset para përgjegjësisë për ikjen e Sasho Mijallovit, pas asaj të Nikolla Gruevskit.

 Ashtu siç edhe ishte reagimi i prokurorisë, ikja e tij nuk ka mundësi të ndodhë pa ikjen e dikujt nga pushteti. Në këtë rast na bie të themi se përgjegjës për këtë punë nuk mund të jetë askush tjetër, pos policit të parë të vendit, pra ministrit të Punëve të Brendshme. Se a e ka përcjell vetë ai, a e ka organizuar përcjelljen, i ka mbyllur sytë apo ka qenë në gjumë deri sa ai (Mijallkovi) ka ikur, për këtë duhet të përgjigjet vetë ai’ deklaroi Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

 Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja shpresonte për dorëheqjen e Spasovskit. Në rast se kjo nuk ndodh, do ta mbështesë interoelancën.

 Unë pres që Spasovski të japë dirëheqje të parevokueshme që sot mënjeherë, të mos vijë deri te interpelanca. Nëse vjen deri te interpelanca, sigurisht se nisma do të ketë mbështetjen tonë. Spasovski do të mbahet mend si mbrojtësi më energjik i krimit, në krye të të cilit është Zaevi. Por, dorëheqja e tij nuk mjafton. Më e rëndësishme është dorëheqja e gjithë Qeverisë, menjëherë’ pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Gjatë mandateve të Spasovskit si ministër të Punëve të Brendshme, u arratis ish kryeministri Nikolla Gruevski, dy ish nëpunësit e DSK-së Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, kurse tani edhe ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button