Derbi në Tetovë, mbyllet pa fitues 

Sot u zhvilluan edhe 5 përballje në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në kuadër të javës së 12-të. Në derbin e madh në Tetovë, skuadra e Shkëndijës dhe FC Shkupit u ndalën në barazim 1-1, duke arkëtuar nga një pikë. Fillimisht vendasit hapën rezultatin me golin e 16 vjeçarit Dashmir Elezi, që kishte ndeshjen e parë në konkurencën seniore. Fc Shkupi u përgjigj me Arlind Ademin, që barazoi shifrat në 1-1 në pjesën e dytë.

Në përballjet e tjera, plot 5 gola u shënuan në sfidën në Strumicë, ku Akademia Pandev mundi Pelisterin me 3-2, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrov me 3-1 mundi Rabotniçkin në transfertë. Një gol mjaftoi skuadrës së Struga Trim Lum, që të shënojë fitore ndaj Renovës, ndërsa me vetëm një gol u vendos sfida në Kratovë, ku skuadra e Bellasicës, në transfertë, mundi Sileksin.

Liga e Parë – java 12

Boreci 0-2 Vardari

Shkëndija 1-1 FC Shkupi

Rabotniçki 1-3 Makedonija Gj.P.

Akad. Pandev 3-2 Pelisterin

Struga Trim Lum 1-0 Renova

Sileksi 0-1 Bellasica

LEXO EDHE:

Back to top button