Mitrovski: Të lejohet një sasi e caktuar e kanabisit për përdorim personal

Avokati Janaki Mitrovski, një nga themeluesit e shoqatës për kanabis dhe politikat e gjelbra – “Bilka”, në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat tha se lidhur me idenë e dekriminalizimit të kanabisit, ai beson se qytetarët duhet të lejohen të posedojë një sasi të caktuar e cila do të jetë vetëm për përdorim personal.

Ne vlerësojmë se me ligj duhet të përcaktohet një sasi prej 15 deri 30 gramë kanabis të cilën shteti do ta toleronte si sasi për përdorim personal, dhe qytetarët duhet ta dinë se kjo është vetëm kur nuk ka elemente për shitje. Sepse edhe një gram kanabis, nëse ka elemente për shitje, është vepër penale”, tha Mitrovski.

LEXO EDHE:

Back to top button