Filipçe: Mbështes dekriminalizimin e kanabisit, por duhet të dëgjohen të gjithë aktorë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, mbështet dekriminalizimin e kanabisit për përdorim personal. Ai e shprehu qëndrimin e tij në emisionin e sotëm “360 Gradë”, i cili transmetohet në Alsat.

Unë personalisht – po. Absolutisht e mbështes. Unë mendoj se duhet diskutuar, të rregullohet, por unë personalisht e mbështes atë proces,” tha Filipçe.

Ministri shtoi se e gjithë ideja kërkon një debat më të gjerë në shoqëri në të cilin do të dëgjohej zëri i të gjithë aktorëve.

Le të dëgjohen të gjithë. Këtë nuk mund ta zhvillojmë vetëm ne si sektor i shëndetësisë, e as që është e gjitha në kompetencën tonë. Prandaj, unë mendoj se një proces i tillë duhet të jetë përmes debatit publik në disa nivele, në nivelin e ministrive të ndryshme, në nivelin e qeverisë, së bashku me sektorin civil, për të gjetur zgjidhje,” tha Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button