Boshkova: Me legalizimin do të destigmatizohet përdorimi i kanabisit
Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore duhet të shkojë paralelisht me legalizimin e përgjithshëm për qëllime rekreative, tha Natasha Boshkova, avokate dhe këshilltare juridike në koalicionin “Margins”, në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat, duke u thirrur në përvoja nga vendet e tjera në botë.
Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet ndikim i vërtetë në përmirësimin e shëndetit publik dhe në atë mënyrë do të destigmatizohet bima.” Do të destigmatizohet dhe do të përdoret edhe për qëllime mjekësore, ndërsa do të rregullohet edhe mënyra e përdorimit të vetë artikujve,” tha Boshkova.