Derbi në Tetovë: Shkëndija – FC Shkupi

Sot do të zhvillohen përballjet e javës së parafundit të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, në të cilën do të përballen kampioni aktual Shkëndija dhe kampioni i ri, skuadra e FC Shkupit, në derbin që do të zhvillohet në stadiumin në Tetovë.

Edhe pse fillimisht drejtuesit e Shkëndijës nuk lejuan pjesëmarrje të organizuar të tifozëve mysafirë, në fund sollën vendim që hyrja të jetë e lirë dhe pa pagesë për gjithsecilin që mund të shijojë një derbi të vërtetë të futbollit.

Nën hije të kësaj sfide do të zhvillohet edhe lufta për dalje në Evropë. Akademia Paandev, Shkëndija dhe Makedonija Gjorçe Petrov janë në garë për pozitat evropiane. Akademia Pandev në terrenin vendas takohet me Rabotniçkin, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi përballet me Struga Trim Lum.

Në sfidat e tjera të javës së 32-të, Bregallnica takohet me Tikveshin, Pelisteri sfidon Borecin dhe Renova përballet me Skopjen. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 17.00.

 

Liga e Parë – Java 32

Shkëndija – FC Shkupi

Akad. Pandev-Rabotniçki

Makedonija Gj.P. – Struga Trim Lum

Bregallnica – Tikveshi

Pelisteri – Boreci

Renova – Skopje

LEXO EDHE:

Back to top button