Takim liderësh, Kovaçevski s’pranon zgjedhje

Gazetar: Fatlume Dervishi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të pranojë takim liderësh për tema strategjike por jo për zgjedhje të parakohshme. Ky është qëndrimi i tij, tashmë që kanë mbetur edhe 2 ditë nga hyrja në fuqi e vendimin të opozitës për bllokim aktiv të Kuvendit. Kryeministri thotë se puna e Kuvendit nuk mund të dirigjohet nga takimet e liderëve, shkrua Alsat.

“Takim liderësh mundet të ketë megjithatë për çështje që janë strategjike, për çështje që nënkuptojnë jetë më të mirë të qytetarëve, që do të jenë për menaxhimin e krizës energjetike. E shohim se kryetari i partisë opozita numëron si në ndonjë film të keq aksion, 5 ditë, 4 ditë, 3 ditë, etj., por takim liderësh që bazohet në shantazhe, në kërcënime, nuk do të ketë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër

VMRO-DPMNE-ja i bën thirrje kryeministrit të pranojë zgjedhje të parakohshme dhe të punojnë bashkë për tejkalimin e krizave.

“Kovaçevski nuk duhet ta dëgjojë Zaevin… dhe të pranojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga data e marrëveshjes deri në datën e mbajtjes së zgjedhjeve, VMRO-DPMNE ofron 4 ekipe ekspertësh të cilët do ta ndihmojnë vendin të përballet me pasojat e krizës. Vetëm me një qeveri të re të VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga ekspertë, njerëz të popullit, vendi do të dalë nga krizat në të cilat na zhytën LSDM dhe BDI”, thonë nga VMRO-DPMNE

Nga 10 maji, VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar se do bllokojë në mënyrë aktive Kuvendin nëse nuk pranohet kërkesa për takim liderësh dhe zgjedhje të parakohshme. Bllokimit do t’i bashkohet edhe Lëvizja Besa por jo edhe Aleanca për Shqiptarët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button