Dereban: Grubi nuk është locuar akoma, ekstradimi i tij pasi të arrestohet
Dereban: Grubi nuk është locuar akoma, ekstradimi i tij pasi të arrestohet

Zv.ministri i Drejtësisë Alen Dereban thotë se kontakte direkte me institucionet në Kosovë për arrestimin dhe ekstradimin e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit do të vendosin në momentin që të vërtetohet se ata ndodhen atje. Dereban nuk mund ta konfirmojë nëse Kosova është destinacioni i fundit i Grubit. Ai, në intervistë për Alsat, thotë se largimi i Grubit pak para aktakuzës për rastin “Lotaria” nuk është dështim i institucioneve të shtetit, por i disa personave, të cilët sipas tij, do të mbajnë përgjegjësi.
“Ne e ndjekim të gjithë situatën dhe jemi në kontakt me të gjithë organet kompetente dhe me të gjithë ata që munden të ndihmojnë për zbatimin e procedurave”, deklaroi Alen Dereban, zv.ministër i Drejtësisë.
Edhe me Drejtësinë dhe institucionet kompetente në Kosovë?
“Ne jemi në kontakt me të gjithë që duhet të bashkëpunojmë. Kontakte zyrtare do të vendosim me ministrinë e atij shteti ku do të marrim informacione se është lokalizuar ose arrestuar personi ndaj të cilit është shpallur fletarrest ndërkombëtar”, u përgjigj Dereban.
Megjithatë hapi i logjikshëm do të ishte të filloni nga Kosova?
“Nëse vërtetohet se është në Kosovë ose nëse marrim informacione se është arrestuar në Kosovë normalisht se do të fillojmë procedurë bashkëpunimi për ekstradim”, tha Dereban. /Alsat.mk