Deri në dhjetor sallat kirurgjike do të punojnë me kapacitet të reduktuar, thotë Taravari

Deri në dhjetor sallat kirurgjike do të punojnë me kapacitet të reduktuar, thotë Taravari

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njoftoi sot tenderin e ri për furnizim me kompresorë të rinj për sallat kirurgjike në Qendrën Klinike në Shkup. Ai tha se në seancën e fundit të qeverisë, veçmë ka kaluar informacioni, dhe shpreson se deri në dhjetor të përfundojë vendosja e kompresorëve.

“Do të shkojmë përmes furnizimit publik, që të jetë sa më transparent, do të kërkojmë që afatet sa më shpejt të përfundojnë. Do të vendosim kusht, që procedura të përfundojë për 3-4 muaj maksimumi.

-Deri atëherë do të punojnë me kompresorë të jashtëm? Si është situata me e -tanishme me kompresorët e jashtëm?

Duhet ashtu, ashtu funksion edhe tani. Kështu do të funksionojmë deri në nëntor apo dhjetor, kur do të përfundojë komplet operacioni i vendosjes së stacionit të ri me kompresorë dhe instalimi i ri”, deklaroi Taravari.

Megjithatë, Taravari tha se kjo periudhë e krizës do të ketë një zgjidhje paralele lehtësuese, atë të transferimit të pacientëve me ndërhyrje kirurgjike, në spitalin “8 Shtatori” dhe në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

“Do të bëjmë sërish një harmonizim edhe me spitalin “8 Shtatori” edhe me Spitalin e Qytetit, që raste të caktuara më të rënda që s’mund të kryhen dhe s’ka kushte të bëhen, të kryhen në këto dy spitale. Do të kërkojmë angazhim më të madh nga ata.

-Mendoni për kuadrin që të përdorë sallën pasditeve, në spitalet “8 Shtatori” apo Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Këtu ka pengesa ligjore, por do të shohim, do të bëjmë marrëveshje mes nesh dhe shpresoj se do të gjejmë zgjidhje, dhe të paktën, vetëm njëri nga mjekët të punojë me ekipet në spitalin 8 shtatori apo atë të qytetit”, u shpreh Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Taravari tha se ende nuk e di burimin e erës së keqe. Ai shtoi se nuk e ka marrë ende raportin nga ekspertët e kompanisë gjermane e angazhuar në hetimin e sistemit të vjetruar të kompresimit të ajrit si dhe rekomandimet e mundshme të tyre. Rasti doli në pah në fillim të qershorit dhe sallat e operacionit u mbyllën, duke trajtuar vetëm rastet urgjente. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button