Deri në fund të javës mot jo-stabil dhe me reshje shiu
Deri në fund të javës mot jo-stabil dhe me reshje shiu

Pasdite dhe kah fundi i ditës do të jetë i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar.
Nesër moti do të jetë gjithashtu i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Ditën e premte do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa në ditët e fundjavës pasdite do të ketë paraqitje të izoluar me vranësira dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Nga e diela do të fryjë erë e fortë veriore dhe temperatura do të shënoj ulje.