Georgina tregon figurën e formësuar, por kritikohet për përdorim të Photoshopit

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, pas shumë kohësh ka publikuar një sërë fotografish tërheqëse në Instagram.

Në postimin e fundit, bukuroshja ka pozuar me një fustan të ngushtë, duke marrë vëmendjen e pjesën e pasme të fizikut të saj.

Ndjekësit e shumtë janë të bindur se e dashura e një prej futbollistëve më të njohur të ditëve të sotme ka përdorur shumë Photoshop.

“Georgina flokët i ike shumë të bukura, por kjo nuk është prapanica jote”; “Je e bukur, nuk ke nevojë për Photoshop”; “Kjo duket shumë jonatyrale”; “Kushdo që mendon se kështu duken të pasmet tua, gabon shumë” – janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Meqë ra fjala, pas vdekjes së djalit gjatë lindjes, Georgina u tërhoq për një kohë nga rrjetet sociale. Kujtojmë se çifti ishte në pritje të binjakëve, por gjatë lindjes u krijuan komplikime dhe foshnja e gjinisë mashkullore vdiq, ndërsa erdhi në jetë një vajzë krejtësisht të shëndetshme të cilën e pagëzuan me emrin Esmeralda.

Çifti ka edhe një vajzë tjetër së bashku, Alan Martina dos Santos Aveiro, ndërsa futbollisti është baba i tre fëmijëve të tjerë, Cristiano Jr dhe binjakëve Eva Maria dhe Mateo, të cilët i ka sjellë në jetë me nëna surrogate. /Telegrafi/

LEXO EDHE:

Back to top button