Lorik Cana bëhet shkupjan! Bleu banesë në Modi Living

Lorik Cana bëhet shkupjan! Bleu banesë në Modi Living

Pas Tiranës dhe Prishtinës ka qenë një dëshirë e imja të kem shtëpi edhe në Shkup. Kështu u shpreh ish futbollisti shqiptar Lorik Cana i cili dëshirën e tij vendosi ta bëj realitet me blerjen e banesës në kompleksin Modi Living, në Butel të Shkupit. Jam shumë i kënaqur, i mahnitur dhe i surprizuar për të mirë për projektin e Modi Living, ku gjej një vend me cilësi shumë të lartë, tha Cana duke shtuar se ky vend është zgjedhja e duhur për të dhe familjen e tij.

Fakti që në këtë kompleks do të ketë fqinj edhe disa sportistë të tjerë, sipas tij është arsye tjetër për sigurinë që ndjen për zgjedhjen e tij.

Ndryshe, Modi Living është projekt që realizohet nga Moding Construction ndërsa brenda kompleksit është paraparë të ketë park botanik, pishinë dhe spa qendër, hapësira afariste, qendër tregtare, çerdhe dhe shumë shërbime tjera që nuk gjenden në komplekset tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button