Deri në orën 13:00: Ky është dallimi në për qindje i raundit të dytë nga ai i pari

Për dallim nga raundi i parë ky raund ka treguar një rritje më të madhe të daljes së qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës së tyre deri në orën 13:00, këtë e thonë edhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, shkruan Alsat.

Në raundin e parë deri në orë 13:00 dolën në votim vetëm 10.22 për qind ose 135.906 qytetarë, pasi që, arsye ishte aparati i leximit të shenjave të gishtërinjëve që e çonte më ngadalë ecurinë e zgjedhjeve.

Kurse në raundin e dytë kemi një rritje edhe pse prapë me probleme të vogla teknike, deri në orën 13:00 kanë dalë në votim 269.684 votues ose 24,87 për qind.

Për dallimin e dy raundeve flasin edhe gazetarët e Alsat, të cilët po raportojnë nga terreni, ku thonë se fluksi i qytetarëve që janë drejtuar drejtë kutive të votimit është më i madh se herën e kaluar.

Raundi i parë u zhvillua në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në raundin e dytë votohet në 44 komuna e po ashtu edhe në qytetin e Shkupit. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button